Google ADS

Pjesëtarë të FSK-së në Zvicër përkrahë ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca

15:03 | 4 Dhjetor 2023
L G

Pesë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë marrë pjesë në një trajnim të organizuar në Zvicër.

Në këtë trajnim pesëditor të quajtur “Kërkim-Shpëtimi Urban”, sipas ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes, Ejup Maqedonci pesë pjesëtarët e FSK-së kanë marrë pjesë përkrahë ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca, raporton Arbresh.info.

“Përkrah ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca, pesë pjesëtarë të FSK-së të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare, me ftesë të Ekipit Ndërkombëtar të Kërkim-Shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar, dhe me aprovimin e Ekipit të Kërkim-Shpëtimit të Kombeve të Bashkuara, morën pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër, ku për pesë ditë me rradhë zhvilluan trajnimin “Kërkim-Shpëtimi Urban”, shkruan Maqedonci.

Sipas tij, pjesëtarët e FSK-së edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi.

“Pjesëtarët tanë edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi duke dëshmuar kësisoj potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston brenda QNTKSH për t’u shndërruar në qendër të njohur ndërkombëtarisht në fushën e kërkim-shpëtimit, me Kosovën si shtet pritës”, shkruan ai./Arbresh.info/

Të ngjashme