Pas një vonese të shkaktuar nga mungesa e ujit në burimet natyrore të Gërmisë, pishina pritet të hapë dyert për qytetarët sot, më 8 korrik 2025.
Në një njoftim për media dhe publikun, thuhet se thatësia e madhe e ditëve të fundit ka ndikuar ndjeshëm në furnizimin me ujë, duke bërë që hapja e pishinës të shtyhet.
“Ju informojmë se për shkak të mungesës së theksuar të ujit në burimet e Gërmisë, si pasojë e thatësisë së madhe, është shkaktuar një vonesë në hapjen e Pishinës së Gërmisë. Bazuar në planifikimin kohor dhe sasinë aktuale të ujit, ju njoftojmë se Pishina do të hapet për qytetarët më datën 08 korrik 2025”, thuhet në njoftim.
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran