Kompania “Sport Marketing”, e cila menaxhon pishinën e Gërmisë në Prishtinë, ka njoftuar se pishina do të mbyllet përkohësisht deri të shtunën, për të kryer sërish analizat e ujit dhe testimet e sistemit të filtrimit, sipas udhëzimeve të përcaktuara.
Në një njoftim në Facebook, kompania thekson se vendimi është marrë për të garantuar korrektësi dhe siguri për qytetarët e kryeqytetit dhe vizitorët, duke theksuar se analiza të tilla janë kryer edhe më parë në mënyrë të rregullt.
“Për hir të korrektësisë ndaj qytetarëve të Kryeqytetit dhe vizitorëve në përgjithësi, kemi vendosur që të mbyllim Pishinën e Gërmisë deri të shtunën për verifikim të analizave të ujit dhe testim të pompave të filtrimit”, thuhet në komunikatë.
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...