Që nga e diela, dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë që e lidhin Kosovën me Serbinë, vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Kjo pasi, bandat terroriste serbe sulmuan me armë zjarri pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë ende detaje se deri kur do të qëndrojnë të mbyllura këto dy pika kufitare.
Ndryshe, mëngjesi i ditës së diel ka qenë fatal për Policinë e Kosovës, pasi një rreshter ka mbetur i vrarë dhe një polic i plagosur nga sulmet terroriste të bandave serbe.
Sipas autoriteteve kosovare, rreth 30 sulmues të maskuar e të armatosur rëndë, ishin vendosur brenda dhe përreth Manastirit të Banjskës.
Gjatë gjithë ditës së djeshme ka pasur sulme të vazhdueshme me armë zjarri në drejtim të njësiti policorë.
Mes tjerash, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka deklaruar se janë vrarë tre sulmues serb dhe janë arrestuar gjashtë të tjerë, si dhe është gjetur dhe konfiskuar një sasi shumë e madhe e armatimit përfshirë këtu eksploziv, uniforma, logjistikë, ushqime e pajisje për barrikada.
Ndërsa sot, në Kosovë është shpallur ditë zie nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani për nderë të vrasjes së policit Afrim Bunjaku./Arbresh.info

Barcelona merr një ofertë prej 100 milionë eurosh për Raphin...
JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Nicol...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
BE: Evropa e gatshme të zotohet për garanci ligjërisht dhe p...
Reshje të dendura në Vlorë, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët...
Hyland: Besoj se do të ketë marrëdhënie pozitive mes Qeveris...