Agjencia e Regjistrimit Civil ka vendosur të pezullojë përkohësisht bllokadën për regjistrimin e automjeteve që kanë gjoba të papaguara.
Ky vendim u bë i ditur gjatë një takimi mes zyrtarëve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK) dhe përfaqësuesve të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.
Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e DhTIK-së ngritën shqetësimet e bizneseve anëtare, të cilat po përballen me pamundësinë e regjistrimit të flotave të tyre të automjeteve.
“Në këtë takim është diskutuar rreth problemeve me të cilat po përballen bizneset dhe sidomos bizneset veturave me qira, lizingut, taksive, transportuesve, etj, të cilave po u pamundësohet regjistrimi i automjeteve, shkaku i gjobave të papaguara. Anëtarja e Bordit, Aida Selimi – Shabani, ka shprehur shqetësimin e DhTIK-së dhe bizneseve të saj, në lidhje me këtë veprim, duke vënë theksin në dëmin që po u shkaktohet bizneseve nga aplikimi i një dispozite (Neni 89, paragrafi 4 i Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor), e cila kushtëzonte regjistrimin me pagesën e gjobave duke i bllokuar flotat e automjeteve të tyre, si dhe duke i obliguar që të paguajnë të gjitha gjobat përnjëherë duke i vendosur në situatë të vështirë financiare e pa mundësi ankese”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së