Djali i vëllait të Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi zyrtarë i lartë për standarde dhe Cilësi të Turizmit në Departamentin e Turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë është pezulluar nga puna për shkak të sulmit fizik ndaj sekretarit të kësaj ministrie Burim Rrecit.

Në vendimin për pezullim të cilin e ka siguruar “Front Online” thuhet se Krasniqit i ndalohet hyrja në objektin e MTI-së deri në marrjen e një vendimi tjetër.
Në pikën 3 të vendimit thuhet se pezullimi i Krasniqit behet me pagesë konform nenit 58 paragrafi 4 i Ligjit Nr.06/L-114 për zyrtarët publik.
Në arsyetimin e vendimit të siguruar nga “Front Online” më tutje thuhet se pas paraqitjes së rastit disiplinor më datën 12.11.2019 nga u.d Drejtori i Departamentit të Turizmit z.Irfan Lipovica lidhur me sulmin fizik, përleshje e cila ka ndodhur në zyrën e sekretarit të përgjithshëm më 11.11.2019 nga nëpunësi civil Arian Krasniqi komisioni disiplinor është mbledhur më 15.11.2019 ka shqyrtuar rastin dhe ka vendosur në pajtim me ligjet ne fuqi
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...