Petrol Company i dhuron shtëpi familjes dhjetë anëtarëshe

14:33 | 30 Maj 2019

Petrol Company ka dhuruar një shtëpi për një familje në nevojë nga Fushë Kosova.

Në kuadër të kampanjës humanitare të Petrol Company, “Nga një cent për çdo litër, gëzojmë 8-të familje”, kjo kompani bashkë me klientët e saj që përkrahën këtë kampanjë kanë dorëzuar shtëpinë e parë duke gëzuar kështu familjen dhjetë anëtarëshe nga Fushë Kosova.

Me këtë rast drejtori i kompanisë Petrol Company, Shkelzen Jusaj, tha se kjo shtëpi dhurohet nga Petrol Company bashkë me klientët e saj, për faktin që ata kanë qenë vetëm klientët e kësaj kompanie qytetarët kanë kontribuar në ndërtimin e shtëpisë së familjes Bajrami.

“Ne do të vazhdojmë kampanjën edhe të shtëpive tjera. Shtëpisë së kryefamiljarit Besim Bajrami i uroj që ta gëzojnë dhe gjithashtu të ketë shumë lumturi dhe gëzimin në shtëpinë e re”, ka thënë Jusaj.

Ai ka shprehur një falënderim edhe për Komunën e Fushë Kosovës të cilët i kanë mbështetur me gjithë infrastrukturën e nevojshme ujin, rrymën, ujin ,kanalizimin dhe gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Petrol Company pati edhe një befasi për kryefamiljarin Besim Bajrami ata i dorëzuan kontratën e punës, anëtarit të kësaj familje Besim Bajrami i cili nga muaji që vjen do fillojë punën në këtë kompani.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha tha se ‘është kënaqësi që një familjeje të varfër t’ia mundësojë të jetojë në shtëpi të re, ia mundëson kompania që ka qenë e suksesshme dhe besoj që do të vazhdojë edhe më tutje të bëjë shtëpi të tilla’.

Berisha tha se komunat në Kosovë përballen me çështje sociale, por që në bashkëpunim me bizneset, mediat, institucionet munden t’i ndihmojnë familjet në nevojë.

“Në këto kohë të vështira në Kosovë ne si komuna ballafaqohemi shumë me çështje sociale dhe një prej momenteve që me kënaqësi bëjmë një gjest të mirë dhe jemi të gëzuar për këtë shtëpi është sot, vazhdimisht kemi probleme të natyrave të ndryshme që nuk po mundemi me i zgjidh por bashkëpunim me bizneset, mediat, me institucionet ne mund të bëjmë shumë për këta hallegji për raste sociale”, ka thënë Berisha.

Kryefamiljari, Besim Bajrami të cilit iu dhurua një shtëpi nga Petrol Company falënderoi drejtorin e Petrol Company, Shkëlzen Jusajn, kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha.

“Sot u bë realitet këtë muaj të bekuar të Ramazanit ishalla gëzohen edhe shumë familje tjera si unë, faleminderit prej gjithëve që kanë kontribuar”, u shpreh Bajrami./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara