Ish- i dërguari i posaçëm i BE’së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, është rreshtuar krah Lajçakut dhe Aleksander Vuçiqit sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas Petritsch ka thënë se Prishtina është duke bërë një lojë të rrezikshme sa i përket Asociacionit, raporton Express.
“Loja që Prishtina po luan në raport me Asociacionin është shumë e rrezikshme, dhe politikanët në Prishtinë duhet të respektojnë obligimet e marra nga Marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë austriaku.
Këto deklarata të Petritsch vijnë pasi Miroslav Lajcak nga Beogradi ka thënë se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën për të miratuar Asociacionin.
Sipas sllovakut, Kushtetuta nuk është Bibël.
Ndërkohë pala serbe po refuzon të kthehet në dialog nëse s’do të diskutohet për Asociacionin.
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...