Ministria e Punëve të Jashtme ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
Lajmin për refuzimin e kërkesës së Petkoviqit për vizitë dy ditore në Kosovë, për arbresh.info e ka bërë të ditur Qendresa Fazliu nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD),
“MPJD-ja nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën në datat 2-3 dhjetor 2021”, tha Fazliu për arbrsh.info.
Ndryshe, drejtorit i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i ishte ndaluar vizita e tij në Kosovë nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës edhe më 23-25 nëntor 2021.
Ndërkohë më 27 nëntor, Serbia ka refuzuar kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës të katër ministrave të Qeverisë Kurti, të cilët donin të vizitonin shqiptarët atje për nder të festës kombëtare të 28 Nëntorit./arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...