Marko Gjuriq të jetë drejtor i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën edhe për ca kohë derisa të arrihet një marrëveshje për ambasadorin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara.
Favorit për “pasardhësin” e tij në këtë pozitë është Petar Petkoviq, aktualisht ndihmës i Gjuriqit në këtë zyre, thanë burime jozyrtare nga skena politike serbe për Danas, transmeton Klan Kosova.
Ata gjithashtu thanë se Vuçiq vendosi që Gjuriqi të ishte përfaqësuesi më i lartë diplomatik i këtij vendi në Washington “sepse ai ka shumë besim tek ai”.
Petar Petkoviq ishte zëdhënësi i Partisë Demokratike të Serbisë në kohën kur Vojisllav Koshtunica drejtoi atë parti.
Ai u largua nga DSS në tetor 2014, vetëm një ditë pasi Koshtunica e bëri atë.
Në ndërkohë, ai u bë anëtar i Partisë Progresive Serbe dhe ai ka kryer funksionin e ndihmësit të drejtorit të të ashtuqujturës Zyre Serbe për Kosovën që nga prilli i vitit 2016.
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran