Petar Petkoviq, i cili është drejtor për të ashtuquajturën “Zyra për Kosovën’ në qeverinë e Serbisë, ka paralajmëruar se do të vije në Kosovë për një vizitë dy ditore.
Këtë gjë, ai e ka deklaruar përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se arsyeja e vizitës është festa e Pashkëve.
“Me rastin e festës më të madhe të krishterë të Pashkëve, do të bëj një vizitë dyditore në Kosovë dhe Metohi. Sonte së bashku me popullin tonë në manastirin e Banjskës në mesnatën e Pashkëve do të marr pjesë në Liturgjinë e Pashkëve, ndërsa nesër së bashku me ipeshkvin e Rashkës dhe të Kosovës-Metohisë, Teodosijen, do t’i kremtoj Pashkët me fëmijët dhe banorët e fshatrave të Banjës. dhe Suvo grlo. Më vjen mirë që këtë Pashkë do ta kalojë me njerëzit tanë në Kosovë e Metohi!”, ka shkruar Petkoviq.
Ende nuk dihet nëse i njëjti ka marrë leje nga autoritetet e Kosovës për të hyrë në territorin e Kosovës ose jo./arbresh.info/
Stavileci, PDK: Gjysmë ore kohë për të votuar, hap vendimtar...
Prokuroria jep detaje për arrrestimin e Millosh Steviq për n...
Blerim Sallahu u bën thirrje qytetarëve që të votojnë
Një orë para mbylljes së vendvotimeve, ky është numri i qyte...
Policia interviston një qytetar në Graçanicë nën dyshimet pë...
“Për Kosovën që e kemi amanet!”, voton familja J...