Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënimi më i madh për stabilitetin e rajonit dhe pengesa më e madhe për përparimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Mes tjerash, Petkoviq shtoi se rezistenca e Kurtit ndaj formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe dhe siç tha ai, justifikimet e vazhdueshme për mosveprim në këtë çështje, janë konfirmim i “shovinizimit të tij të pasherueshëm anti-serb”.
“Bashkësia e komunave serbe, duhet të formohet në përputhje me marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe shton se nëse ai nuk dëshiron ta bëjë të mundur, do ta mundësojë dikush tjetër”, është shprehur Petkoviq, shkruan Kosovo-online.
Tutje, ai tha se as populli serb në Kosovë por as shteti i Serbisë nuk do të heqin dorë nga kërkesa për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi sipas tij, çështja e Asociacionit nuk është çështje e zakonshme politike.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...