Një delegacion nga Beogradi i kryesuar nga drejtori i të ashtuquajtures zyrës për Kosovë në Serbi, Peter Petkoviq, do të marrë pjesë në raundin e ri të dialogut në Bruksel, të planifikuar për të martën, më 27 shkurt.
Ty takim, vjen me ftesë të emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për të diskutuar rreth rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për çështjen e dinarit, shkruan Tanjug.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ditë më parë ka deklaruar se në bisedimet në Bruksel do të shkoj vetëm kur flitet për dialogun, dhe jo për çështjen e dinarit./Arbresh.info
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...