Petkovic i reagon Ministres Haradinaj-Stublla për ballafaqimin e Serbisë me krimet gjenocidale

10:40 | 12 Shkurt 2021

I ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar shefes së diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila dje pas dënimit të Zoran Gjokiq-in me 12 vjet burg për krimet e kryera në Pejë, u shpreh se ky është vetëm fillimi i drejtësisë.

“Kosova e ka marrë drejtësinë në duart e veta. Dënimi i kriminelëve të luftës është vetëm fillimi. Serbia dhe gjithë kriminelët e vetë do të mbajnë përgjegjësi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë në luftën 1998-99”, ishte reagimi i Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Menjëherë pas këtij paralajmërimi reagoi Petkoviq duke thënë se “askush nuk është mbajtur ende përgjegjës për vrasjet e serbëve”.

Lajmet më të lexuara