Një peticion që është iniciuar nga organizata jo-qeveritare “PolitiFakte” e do t’i dorëzohet Ministrisë së Financave, kërkon që deputetët e Kuvendit të Kosovës mos të paguhen derisa nuk po arrijnë të kryejnë punën e tyre.
Përmes këtij peticioni kërkohet nga administrata e Kuvendit dhe Ministria e Financave që të mos bëjë pagesën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës deri sa të mos jenë themeluar institucionet relevante.
“Në Kosovë, qytetarët jetojnë në kushte të rënda sociale, ekonomike dhe në izolim. Me zgjedhjen e tyre si deputet, secili prej tyre ka marrë obligime që i takojnë një deputeti me Kushtetutë dhe ligje. Duke qenë se ata po dështojnë të kryejnë obligimet e tyre prej deputetëve atëherë më e pakta që mund të presim është që ata të mos paguhen për punën që po dështojnë ta kryejnë”, thuhet në përshkrimin e këtij peticioni.
Çështja e pagesave të deputetëve janë të rregulluara me ligje në fuqi, megjithatë duhet kujtuar faktin se deputetët e legjislaturës së VI janë thirrur në gjashtë vazhdime që nga 3 gushti, derisa nuk po arrijnë të zgjidhin nyjën e kryeparlamentarit.

Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë