Peticion për shkarkimin e rektorit Zejnullahu

21:57 | 16 Shtator 2015
M. A.

Burime brenda Universitetit të Prishtinës kanë bërë të ditur se nga ana e disa anëtarëve të Senatit ka nisur nënshkrimi i një peticioni për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu.
Sipas këtij burimi, ky peticion po i ofrohet të nënshkruhet dekanëve të njësive akademike, pra anëtarëve të senatit.

Gazeta “Zëri” ka kontaktuar edhe me rektoratin e UP-së, mirëpo gjatë tërë ditës zyra për informim e rektoratit nuk ka kthyer përgjigje rreth inicimit të këtij peticionin nga ana e disa senatorëve.

Kontaktuar nga gazeta dekani i fakultetit të arteve, Adem Rusinovci ka mohuar të ketë nënshkruar një peticion të tillë.

Ai ka thënë se ka dëgjuar rreth këtij peticioni, por atij nuk i është ofruar për nënshkrim.

Rusinovci tha se rektori mund të shkarkohet vetëm nga Këshill Drejtues që e ka zgjedhur atë, por, jo dhe nga ana e senatorëve, sepse sipas tij kjo do të bindte me kundërshtim me ligjet në fuqi që rregullon çështjet universitare. /Zëri/

Shpërndaje në rrjete sociale