Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e dytë të këtij viti, ku theksohet se indeksi i tërësishëm i kostos të ndërtimit në Kosovë pësoi rënie prej -1.5%, krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas ASK-së, rënia më e madhe ishte te: kategoria e energjisë -17.3%; transporti -16.7%; materialet ndërtimore -1.4%; si dhe kostot e tjera -0.9%.
ASK thotë se rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve te kategoritë: paga 0.2%, si dhe materialet materialet elektrike, 0.8%; dhe materialet hidro-sanitare, 0.8%.
Kurse, indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë në tremujorin e dytë të këtij viti pësoi rënie prej -1.9%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar tremujorin e dytë të vitit 2015.
“Rënia më e madhe u vërejt te kategoritë: makinerisa -33.3 %; energjia -16.5 %; materialet ndërtimore -1.0%; materialet elektrike -1.0%; si dhe kostot e tjera -0.1%. Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve ta kategoria e makinerive prej 3.3%; si dhe të materialet hidro-sanitare 1.9%”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...