Të mërkurën dhe sot, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan, ka realizuar kontrolle të shtuara në mjetet e operatorëve vendorë të transportit publik ndërkombëtar të udhëtarëve nga Republika e Kosovës për në linjat ndërkombëtare.
Në njoftim thuhet se janë shqiptuar pesë gjoba për përfaqësuesit e kompanive të autobusëve të cilët kanë qarkulluar në rrugë pa e kryer kontrollin teknik periodik gjashtë mujor, si dhe pesë gjoba për drejtuesit e autobusëve, përcjell Arbresh.info.
“Gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të kontrollit, janë ndalur disa autobusë të këtyre linjave, dhe pas verifikimit të dokumentacionit të nevojshëm është konstatuar se disa prej tyre kanë qarkulluar në rrugë pa e kryer kontrollin teknik periodik gjashtëmujor, ky një obligim ligjor i përcaktuar me Ligjin për Automjetet nr. 05/L-132 në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Si rezultat, Njësite Policore të Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Gjilan kanë shqiptuar pesë (5) gjoba ndaj personave juridik, përfaqësues të kompanive të transportit, si dhe pesë (5) gjoba ndaj personave fizik (drejtuesve të mjeteve të transportit të udhëtarëve) të përfshirë në këtë veprimtari, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet më tej në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë operatorët e transportit publik të udhëtarëve, veçanërisht ata që veprojnë në linjat ndërkombëtare, që të respektojnë me përpikëri obligimet ligjore për të siguruar një qarkullim të sigurt dhe të përgjegjshëm në rrugë.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A