Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajt mbledhjen përgatitore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 14 shkurt.
Deri me tani, në Kosovë kanë arritur 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora, shkruan arbresh.info.
Burim Ahmetaj, nga sekretariati tha se 14 mijë e 987 zarfa kanë mbërritur deri me tani në KQZ.
Ndërsa, ai thotë se në mesin e këtyre zarfave është raportuar edhe një zarf që nuk i përket KQZ-së.
“Është një zarf që nuk është i adresuar për KQZ është një zarf i një klienti. Është mundësuar tërheqja e atij zarfi në prezencën e komisionierit”, tha Ahmetaj./arbresh.info/
Shefi i ushtrisë së Libisë vritet në një aksident ajror në T...
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...
Aksident mes dy veturave në hyrje të autostradës në Kaçanik,...
Kurti në Gjakovë, premton investime dhe politika anti-korrup...
Arsenali dëshiron t’i shtojë konkurrencë Rayas, portie...