Me pjesëmarrjen e familjarëve të dëshmorëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të shumtë, sot në Kleçkë u shënua Dita e Dëshmorëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”.
Të pranishmit kujtuan me nderim sakrificën dhe veprën heroike të pjesëtarëve të kësaj brigade, që dhanë jetën për lirinë e vendit. 25 gushti mbetet një datë simbolike që përmbledh trimërinë, lavdinë dhe dhimbjen që malet e Berishës përjetuan gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I pranishëm ishte edhe ish-komandanti i UÇK-së dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ka theksuar se kjo ditë është vendtakim i të gjallëve me ata që ranë për liri dhe një kujtesë e përhershme për sakrificën e tyre.
“Brigada 121 ‘Ismet Jashari – Kumanova’ ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e luftës sonë çlirimtare. Ne kemi obligim moral e kombëtar të kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët dhe të përçojmë brezave të rinj vlerat për të cilat ata u flijua”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Nga pjesëmarrësit u vendosën kurora lulesh dhe u mbajtën momente nderimi për të rënët, në një atmosferë të përshkuar nga kujtimi, respekti dhe mirënjohja e thellë për dëshmorët e kombit.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin