Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Republikën e Senegalit, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me Ministrin e Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Senegalit, Aliou Sow, kanë bërë përurimin zyrtar të objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në kryeqytetin e këtij shteti – Dakar.
“Përurimi i objektit të Ambasadës u bë në praninë e shumë drejtuesve të Misioneve Diplomatike të akredituar në këtë shtet, ndër ta edhe shumë përfaqësues nga shtete, të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, përfaqësuesve nga agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe nga shteti pritës, miqve të Kosovës nga kontinenti afrikan dhe komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në Dakar”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Senegal dhe në margjina të edicionit të 9-të Forumit Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, Gërvalla takoi shumë homologë të saj nga shtete të ndryshme afrikane, të cilët morën pjesë në këtë Forum./Arbresh.info


Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...