Sot është përuruar nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit.
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se nënstacioni është tashmë i gatshëm për t’u ofruar shërbime dhe do të jetë një burim i sigurisë për qytetarët që jetojnë në këtë rajon, pa dallim.
Ai theksoi se, përveç nënstacionit policor, pjesë e ndërtesës do të jetë edhe Agjencia për Regjistrim Civil, që do të mundësojë shërbime për qytetarët e Leposaviqit dhe të komunave përreth.
“Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit. Me 10 shtator 2024, para më pak se 5 muajsh, kemi vendosur gurthemelin e këtij nënstacioni policor këtu në Leshak të Leposaviqit. Sot ai është i gatshëm, dhe prej tash do të jetë burim i sigurisë dhe adresë e raportimit për çdo qytetar pa dallim që jeton në këtë zonë. Pjesë e ndërtesës është edhe Agjencia për Regjistrim Civil, nga ku mund të marrin shërbimet qytetarët e komunës së Leposaviqit por edhe komunat e fshatrat përreth”, shkroi Kurti./Arbresh.info



Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj