Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka përurua fontanën në qendër të qytetit, përkatësisht në Sheshin e rregulluar bukur “Mehë Uka”. Ndërtimi i fontanës është bërë në hapësirën ndërmjet Shtëpisë së mallrave “Emona” dhe restorantit të KFC-së.
Ajo është ndërtuar falë investimit të biznesmenëve të njohur, Fatmir Zymberi, pronar i KFC-së dhe Agron Mikullovci, pronar i “Emona Center”, sh.p.k., të cilët patën premtuar ditë më parë dhe premtimin e mbajtën duke e dnërtuar atë para afatit të premtuar.
Kryetari i Komunës, Agim bahtiri i falënderoj shumë biznesmenët Zymbneri e Mikullovci për ndërtimin e fontanës dhe bashkëpunimin me komunën e Mitrovicës.
“Unë në emër të qytetarëve ju falënderoj shumë për mbajtjen e premtimit që bëtë ditë më parë. Fontana e ndërtuar ia ka shtuar hijeshinë sheshit të rregulluar bukur dhe këtë e mirëpritën shumë qytetarët. Ne kemi pas dhe besoj se do të kemi bashkëpunim edhe më të mirë në të ardhmen për të mirën e qyteti dhe qytetarëve”, tha ai.
Biznesmeni Zymberi tha se është kënaqësi për të dhe kolegun e tij Mikullovci që investuan bënë këtë investim modest për qytetarët e Mitrovicës.
“Ne do të ju mbështesim juve edhe në projekte tjera me mundësitë tona modeste, që ju i inicioni për të mirën e qytetit dhe qytetarëve. Sigurisht se bashkëpunimi vetëm do të thellohet ndërmjet Komunës dhe bizneseve, pasi që ju keni përkushtim dhe po krijoni kushte për zhvillimin e bizneseve”, it ha Zymberi kryetarit Bahtiri.
I kënaqur me që pa funksionimin e fontanës, qytetari Ismail Zasella, iu ofrua kryetarit Bahtiri dhe i tha se që nga dita e sotme, ai do të jetë anëtar aktiv i AKR-së.
“Kam dëgjuar shumë për ju si biznesmenë që keni ardhur nga Holand apër të ndihmuar qytetin, andaj ju admiroj për punën që po bëni në rregullimin e qytetit, infrastrukturës së saj dhe zhvillimin e tij ekonomik. Tash kur e pash se edhe fontana u lëshua, vendosa që të jem anëtar i AKR-së dhe të jap kontributin tim për të mirën e qytetit ku kam lindur”, tha ai ndër të tjera./Arbresh.info.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...