Përurohen disa rrugë në Deçan

16:06 | 23 Nëntor 2016
M. A.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka përuruar disa rrugë që janë duke u ndërtuar në komunën e Deçanit.

Zharku përuroi përfundimin e punimeve për fazën e parë të projektit të asfaltimit të rrugës Deçan – Kozhnjerë tek ura në fshatin Lloqan.

Ministri Zharku shprehu kënaqësi që gjendet në Deçan, për të përuruar projektet infrastrukturore, të cilat janë të nevojshme për qytetarët e Deçanit.

Kryetari i komunës Rasim Selmanaj falënderoi ministrin Zharku për financimin e këtyre projekteve infrastrukturore në komunën e Deçanit.

Po ashtu, ministri Zharku inauguroi në qendër të Deçanit projektin për asfaltimin e rrugës “Dëshmorët e Deçanit”, ndërsa në rrugën e Dobrunjave inauguroi projektin për asfaltimin e rrugës “Isa & Valdet Kuçi” (drejtimi Kanali i Belegut) dhe në fshatin Isniq inauguroi projektin për asfaltimin e rrugëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale