U lëshua në përdorim vendkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Glloboqicë–Jazhincë.
Përurimi u bë nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se funksionalizimi i pikëkalimit të përbashkët Glloboqicë–Jazhincë është dëshmi e një bashkëpunimi të suksesshëm mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ngjashëm me modelin e vendosur më herët në Han të Elezit.
Ai theksoi se kontrolli “Hyrje–Hyrje” do ta lehtësojë ndjeshëm qarkullimin për qytetarët, veçanërisht për banorët e zonës.
“Me rastin e kësaj vizite të përbashkët me rastin e fillimi të punë së realisht një suksesi të jashtëzakonshëm që e kemi pas Hanit të Elezit, ku qytetarët e të dyja vendeve do të ju nënshtrohen vetëm kontrollit “Hyrje-Hyrje” falë bashkëpunimit të dy qeverive, dy ministrive dhe dy policive. Kjo sjellë të mira për qytetarët e të dyja vendeve sidomos për banorët e kësaj zone. Në të njëjtën kohë po vërehet një bashkëpunim i mirë i dy policive në mënyrë që të parandalohet çdo vepër sa i përket shkeljeve ligjore ose çfarëdo lloj aktiviteti ilegal. Ne kemi dëshmuar që mund të bashkëpunojmë drejtë sukseseve të tjera në të mirë të qytetarëve”, tha ai.
Ndryshe, ky pikë kalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të implementimit të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. /Arbresh.info
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...