Është përurar sot vendkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Glloboqicë–Jazhincë.
Me këtë rast edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Izet Mexhiti i falënderoi të dy qeveritë për këtë projekt.
Ai tha se kjo do të bëjë më të lehtë qarkullimin e mallrave, si dhe njoftoi se po planifikohet që në projekt i tillë të realizohet dhe në Qafë-Thanë.
“Dua ti falënderoj dy ministrat të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë projekt. Ne tash e bëjmë më afër Tetovën me Prishtinën ,projekt që e lehtëson edhe qarkullimin e mallrave. Po ashtu plani është që të vazhdojmë edhe në Qafë- Thanë. Përgëzime për këtë projekt për të dy qeveritë”, pohon ai. /Arbresh.info
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...