Federata e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës paralajmëron partitë politike për rreziqet të cilat do t’i kanosën qytetarëve të Kosovës në këto ditë fushatë.
E, kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla në një intervistë për portalin arbresh.info, përmendi jo korrektësinë e partive politike me tubimet të cilat ata po zhvillojnë këto ditë.
“Nga ana e profesionit them se duhet të ndërpriten urgjentisht, mos të bëjnë këso gabime, por edhe popullata duhet të vetëdijesohen këta janë ka shkojnë me vetëdije të marrin infeksionin”, tha Syla.
Syla përmendi po ashtu faktin se nga 14 mijë sa janë, mbi 3500 punëtorë janë të infektuar me Covid-19, dhe kjo e bënë akoma më të zëshëm apelin e tyre për kujdes.
“Nëse nisemi nga statistikat, mbi 3500 punëtor janë të infektuar, d.m.th. mundeni me marr me mend prej 14 mijë, sa janë dhe nëse ky numër rritet tek popullata do të rritet edhe tek ne . Se sa ndihemi të rrezikuar? Tregon vetë apeli i përditshëm Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik por dhe apeli i FSSHK-së, sepse të gjitha të dhënat i marrim nga tereni, janë të brengosur se çfarë do të na ndodh nëse me të vërtetë nuk po respektohen këto masa, se shtimi i numrit me të vërtetë është përtej kapaciteteve’, theksoi Syla, për arbresh.info.
Kjo ësht intervista e plotë e kryetarit të FSSHK-ës, Blerim Syla.
Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Vene...
Zvicra shpall 9 janarin ditë zie pas zjarrit vdekjeprurës
Para dhe pas sulmit të SHBA në Venezuelë, imazhe të objektev...
Këshilla e Londrimit për Albën: Mos lejo që Ludo dhe Noti të...
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...