Një prej kategorive më të diskriminuara në shoqërinë kosovare, komuniteti i të shurdhërve, tash e tutje do të ketë mundësinë e qasjes në shërbime të ndryshme në institucionet shtetërore, pa përcjellje, meqë atyre tashmë u ofrohet shërbimi i interpretimit të gjuhës.
Deri më tani atyre u mungonte një shërbim i tillë, dhe kjo u kushtonte edhe me mos-fitimin e një vendi të punës, meqë e kishin të pamundur të zhvillonin komunikim dhe të bashkëvepronin me institucionet.
Të lumtur me fillimin e një shërbimi të tillë, komuniteti i personave që nuk mund të dëgjojnë, shpreson që një gjë e tillë do të implementohet edhe në institucionet private, dhe kështu do t’iu hapen rrugët për punësim e socializim në shoqëri.
Se ky komunitet ka shumë pengesa në punësim e socializim, për shkak të mungesës së ofrimit të një shërbimi të tillë, e tregoi Armend Ademi, kryetar i Shoqatës së të Shurdhërve në Prishtinë.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...