Në një vendim skandaloz të para pak ditëve, i pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama, vendosi që t’iu vendoste taksë kosovarëve.
Me tarifimin në autostradën Milot-Morinë që do të hyjë në funksion nga 17 shtatori, kosovarët do të detyrohen të paguajnë 5 euro për një drejtim, në kalim për në Shqipëri, ndërsa banorët e Kukësit duhet të paguajnë më pak.
Më konkretisht, tarifa për banorët e Kukësit është 100 lekë me tvsh.
Të vetmit që lirohen nga tarifat janë invalidët e punës dhe shtresat në nevojë.
Kështu tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot-Morinë do të jetë 5 euro apo 660 lekë sipas valutës së Shqipërisë.
Por kjo taksë, apo më mirë të themi ky rikthim i taksës në Rrugën e Kombit, ka zemëruar banorët.
Nën thirrjen ‘’RRUGA E KOMBIT, JO E OLIGARKEVE’’, të hënën, në ora 11:00, në Rrugën e Kombit, do të mbahet një protestë kundër rritjes së taksës.
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...