Edhe në tentimin e 16-të, konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar.
Si dhe në seancat e kaluara, Lëvizja Vetëvendosje ka provuar të ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga e hapur në të fshehtë.
Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.
Megjithatë, për shkak të mungesës së votave, nuk ka arritur të formohet komisioni që do të mbikëqyrte këtë proces.
Gjatë seancës, 55 deputetë votuan për, një kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.
Seanca e ardhshme është planifikuar për të shtunën në orën 10:30./Arbresh.info
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...