Analistët politikë vlerësojnë se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare pikërisht për shkak të mospajtimeve mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj për çështjen e korrigjimit të kufijve. Sipas tyre, zgjedhjet janë opsion real për vitin tjetër, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Përplasjet e fundit mes dy liderëve kryesorë të shtetit, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me idenë e kreut të vendit për “korrigjim të kufijve” me Serbinë mund ta çojnë Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Kështu vlerësojnë analistët politikë, sipas së cilëve zgjedhjet ka gjasë të mbahen vitin tjetër, shkruan tutje gazeta “Zëri”.
“Kemi një kryeministër i cili nuk është përfshirë fare në çështjen e dialogut me Serbinë, kemi një kryetar të shtetit i cili në mënyrë intensive e shtyn idenë e tij për korrigjim kufijsh me Serbinë dhe kemi një koalicion që udhëhiqet nga partia e pestë për nga numri i deputetëve në Kuvend, ku secili partner i koalicionit është një qeveri në vete, duke pasur edhe qëndrime e veprime të kundërta”, ka theksuar për gazetën “Zëri” Rasim Alija, hulumtues në institutin “D4D”./Zëri/
Tri vjedhje të rënda brenda një dite në Kosovë, cak stolitë ...
Të shtëna në Kamenicë, një person plagoset dhe dy arrestohen
BE e Ballkani Perëndimor mblidhen në Bruksel, dialogu Kosovë...
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë po e shtyjnë dialogun me Serbinë
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...