Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë përplasur për elektoratin e Istogut.
Ish-deputetit të AAK-së, Muharrem Nitajt, i janë kujtuar zgjedhjet lokale në Istog, ku partia e tij humbi për dhjetëra vota.
Këtë ai e ka parë si shkas për ta sulmuar LDK-në, e cila e ka pushtetin në Komunën e Istogut.
Sipas Nitajt, në zgjedhjet e 6 tetorit, AAK-ja do të fitojë më së shumti vota në Istog.
“Në zgjedhjet e fundit për 14 vota e ne tavolinë na e morën fitoren në Istog. Këtë herë nuk do të ketë tavolinë që do të na e marrë fitoren, sepse Istogu është përcaktuar 100% për fitore e 100% për Kosovë, për çka ka zgjedhur edhe kandidatët e duhur. AAK-PSD, me Ramush Haradinajn Kryeministër, drejt fitores së madhe!”, ka shkruar Nitaj.
E menjëhershme ka qenë përgjigjja e anëtarit të LDK-së, Besart Dreshajt.
Ai e ka quajtur Nitajn “politikan të Click-ut”, dhe e ka sygjeruar atë që të mos flasë për Istogun. Dreshaj thotë se Nitaj flet për tavolina pasi vjen nga tavolinat ku bëhen pazare e biznes.
“Ish deputeti Muharrem Nitaj paska folur për fitoren e LDK-së në Istog, fitoren e qytetarëve nē teren, dhe siç thotë ai, humbjen e AAK-së në tavolinë. Nuk çuditemi aspak kur Nitaj flet për tavolina, sepse në politikë, ai vjen nga tavolinat ku bëhen pazare, matematika e biznes. Por sa për Istog, Muharremi duhet ta dijë që ne ua rezervojmë humbjen për një të ardhme pa afat. Politikani i Click-ut, nuk duhet të flasē për Istogun, ai le t’na flasë diçka për PAN hajninë dhe legjislaturën e dështuar ku ai bënte pjesë 100%!”, ka shkruar Dreshaj.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...