Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti janë përplasur në Komisionin për Financa lidhur me keqpërdorimin e gjashtë milionë eurove të barnave të listës esenciale.
Hoti, siç raporton KTV-ja, ka kërkuar nga Ismaili që të ketë kujdes dhe nëse ka fakte t’i drejtohet hetuesisë lidhur me keqpërdorimin e miliona eurove dhe të ndal etiketimet.
Ismaili i është kundërpërgjigjur duke thënë se ky është tentim për frikësim me qëllim që atij t’i mbyllet goja dhe të mos flas për gjashtë milion eurot e keqpërdorura.
Pas këtij debati Hoti i LDK-së ka lëshuar mbledhjen.
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit, Shqipëris...
Mitrovica ndan 50 euro për fëmijët me autizëm në Ditën Ndërk...
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu ...
“Iu bëftë mirë”, Kryetari i New Yorkut, Zohran M...
Përveç vetës, kë e çoi Brikena në nominim për finalistin e p...
Kapet me shtatë emigrantë në kamion, shoqërohet në polici nj...