Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla është duke raportuar para komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, raporton arbresh.info.
Pas raportimi të saj filluan pyetjet e deputetëve, E zëshëm ishte anëtarja nga VV, Fitore Pacolli e cila i bëri një sërë pyetjesh ministres ku dhe filloj përplasja.
Derisa, ministrja po përgjigjej, Pacolli ndërhynte në përgjigjet e saj.
Këtu reagoi kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj. Ajo tha se do të vendos për mbyllje të punës së komisionit.
“Fitore s’je moderatore e komisionit, apo na le me punu, apo e mbyllim punën e komisionit”, tha Kadrijaj.
“Pse po bëhesh histerike. Jemi ka tutemi krejt prej teje”, tha tutje, kryetarja e komisionit.
Haradinaj në anën tjetër është ankuar se deputetja Pacolli nuk është duke e lënë të përgjigjet.
“S’po më len mu përgjigj Fitore”, tha Pacolli.
Kryetarja e nervozuar ia ndali mikrofonin Fitore Pacollit për t’ia ndaluar fjalën./arbresh.info/
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...