Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku shihet përleshja e ndodhur para Komunës së Prishtinës, pas mbledhjes për buxhetin e vitit të ardhshëm.
Në këtë incident u përfshinë asamblisti i LDK-së, Sami Salihu, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, bashkë me disa familjarë të tij.
Duke folur në një emision në Klan Kosova, Rama tha se nga pamjet e Reporteri.net shihet qartë që asamblisti Salihu është sulmuar nga persona që nuk është dashur të ishin fare në atë ambient.
“Këtu shihet qartë, Samiu që është asamblist i LDK-së, dhe ja ku vjen një tjetër që e godet. Më thanë që është djali i kryesuesit. Kjo tregon që tre-katër persona që nuk është dashtë të jenë aty e sulmojnë asamblistin e LDK-së. Pra është e kundërta e asaj që thotë Hajrullahu.” tha Rama.
Rama e ka komentuar edhe deklaratën e Hajrulla Çekut, që fajësoi LDK-në. Ai tha se Çeku është gënjeshtar patologjik, pasi në pamje shihet se asamblist i LDK-së sulmohet i pari.
“Çfarë hipokriti, kur e dimë si ka ardhur partia në pushtet. Me mollotova, me gjëra të tjera. Vandalizëm. Gënjeshtar patologjik. Këtu shihet qartë që Samiu është ai, ja ku vjen tjetri, edhe i mëshon. E kundërta me atë që thotë Çeko, këto gënjeshtra i ka bërë krejt kohën. Ça ka thënë për lojërat mesdhetare, gënjeshtar patologjik”, tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës
Arsenali ‘demolon’ Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut...
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...