Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i është bashkuar me një videolidhje festës së familjes së tij në Burojë, për datëlindjen e 85 të nënës së tij.
Përmes një fotografie të postuar nga Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” u bë e ditur se ani pse në distancë, Thaçi ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së nënës së tij, e cila nesër do t’i mbush 85 vjet.
“Nga Haga, presidenti Hashim Thaçi i është bashkuar me videolidhje në pasditën e sotme festës së familjes në Burojë për ditëlindjen e nënës së tij, e cila nesër i bënë 85 vjet. Edhe pse në distancë, emocionet janë gjithmonë të njëjta”, thuhet në njoftimin e tyre.
Kujtojmë se Thaçi është duke qëndruar në qendrën e paraburgimit në Hagë pasi që po akuzohet për krime lufte./arbresh.info/
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...