Një përleshje e vogël fizike ka ndodhur pak më parë në protestën e Sindikatës së re të KEK-ut si reagim ndaj kolapsit të paralajmëruar energjetik.
Pas fjalimit të kryetarit të kësaj sindikate, Rafer Osmani, një qytetar ka kërkuar fjalën mirëpo nuk i është dhënë kjo mundësi, shkruan arbresh.info.
Qytetari ka insistuar që të marrë fjalën duke u thirre në demokraci dhe duke thënë se është punëtor i KEK-ut mirëpo në këtë moment, një punëtor tjetër ka ndërhyrë duke thënë se ai nuk është punëtor i KEK-ut dhe duke e shtyrë nga skena ku mbaheshin fjalimet.
Pas këtij veprimi ka pasur edhe sharje e fyerje ndërkohë që reagimi i Policisë ka qenë i menjëhershëm duke ndërhyrë.
Më poshtë keni momentin e përleshjes./Arbresh.info.
Dona, konkurrentja e radhës që u largua nga Ferma VIP
7-1 është një rregull i thjeshtë gjumi që mund t’ju zgjasë j...
Thaçi tregon se a i përcjell zhvillimet politike në Kosovë
“Mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres”
Thaçi: Trump, i vetmi që mund ta detyrojë Putinin ta njohë K...
Përjetime nga burgu, Thaçi: Buzëqeshja s’buron nga shpirti, ...