Dy persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje në fshatin Gjonaj të Prizrenit.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Sipas tij, njëri nga ta është plagosur me armë zjarri, ndërkaq tjetri me mjete të forta.
Gashi tha se ata janë dërguar për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“Sot me datë: 22.05.24 rreth orës 19:40, polica ka pranua informatë për një plagosje me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit.Njesitet relevante të policisë menjëherë i’u kanë përgjigjur rastit. Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërgua për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.”, ka thënë ai.
Ai theksoi se personat e dyshuar nga ky rast janë në kërkim nga policia.
“Personat e dyshuar janë të njohur për policinë e Kosovës dhe njesitet policore janë në kërkim të tyre. Lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njesite relevante të policisë janë në koordinim me prokurorin e shtetit.”, tha ai./Arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...