Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshje që ka ndodhur në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se njëri prej tyre është shoqëruar në Polici, dhe se rasti ka ndodhur te rruga “Ibrahim Lutfiu”.
”Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informatën për një përleshje fizike në rrugën ”Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.
Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit.
”Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se gjatë përleshjes, janë lënduar tre persona, njëri prej tyre është shoqëruar në stacion policor. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetë një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar ajo. /Arbresh.info/
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...
Erion Veliaj mbetet në burg
Dogana gjen 1 milion euro të fshehura brenda veturës në Merd...
“700 mijë euro të avulluara” – Luan Maloku...
Kallas: Trump t’i bëjë presion Rusisë, jo ndaj Ukrainës
IKShPK apel për kujdes gjatë Ramazanit: Ushqimi i balancuar ...