Policia e Kosovës sot gjatë ditës është njoftuar për një përleshje fizike mes di personave në Pejë.
Sipas komunikatës për media e dërguara nga policia, personat e dyshuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Pas kontrollimit dhe shikimit të kamerave të sigurisë në një lokal nga policia, vërehet se njëri ndër të dyshuarit posedonte një armë zjarri.
“Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, janë arrestuar dy nga të dyshuarit, dhe me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake, janë bastisur banesat e personave tё dyshuar” – shkruhet në komunikatën e policisë, përcjell arbresh.info.
Ndërsa bëhet e ditur se është konfiskuar një pistoletë e tipit Stoeger, dy karikator të kësaj pistolete 18-të fishekë dhe një pistoletë tjetër e cila është shpreksë.
“Dy të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48- orë, ndërsa njëri nga personat e dyshuar ende gjendët në arrati”, shkruhet në vazhdim të komunikatës. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...