Kryesuesi i asamblesë komunale në këtë komunë, Naim Baza, është përfshirë sot në një incident.
Sipas burimeve të lajmi.net, Baza ka goditur sot drejtorin e shkollës fillore të fshatit Tërstenik. Krejt kjo ka ndodh në zyrën e Drejtorit të Arsimit të kësaj komune Sadik Tahiraj.
Por, gjithnjë sipas këtyre burimeve, arsyeja pse ka ndodhur kjo përleshje është qesharake. Siç tregon ky burim, drejtori i shkollës së fshatit Tërstenik, i ka thënë kryesuesit komunal Naim Baza se djali i tij nuk është edhe aq i mirë në mësime.
Kjo si duket nuk i ka pëlqyer Bazës, i cili drejtorin e ka goditur me një shuplakë, tregon ky burim.
E kryer, Endrick do të huazohet tek Lyoni
Milan arrin marrëveshje me West Hamin për transferimin e Fül...
Protestuesit hedhin bomba molotov drejt godinës së Kryeminis...
Arrestohet një kosovar në Zvicër, dyshohet se bashkë me dy p...
Anderson, MVP i javës së 13-të në Superligën e Kosovës
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që e dogji autoambulanc...