Tre persona janë përleshur mes vete në Prishtinë ku dyshohet të jetë përdorur edhe arma e zjarrit.
Sipas policisë, njëri prej tyre është shtetas i Maqedonisë së veriut, shkruan Arbresh.info.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se dy te dyshuarit kosovarë janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq i dyshuari, shtetas i Maqedonisë së Veriut është ende në kërkim.
“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM&SULM
Prishtinë 13.05.2024, 20;00-20:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete tre të dyshuar meshkuj, dy kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së veriut. Dyshohet se nga njëri prej të dyshuarve është përdorur edhe arma e zjarrit. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari shtetas i Maqedonisë gjendet në kërkim policor.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Kurti: Kemi edhe një mundësi për ratifikimin e marrëveshjeve...
“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër...
Bislimi i dorëzon detyrën Konjufcës pas emërimit si Zëvendës...
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant