Përleshje mes shqiptarëve e sirianëve në një kamp azilantësh

18:35 | 25 Qershor 2015
M. A.

Në një kamp azilantësh të hënën në mbrëmje në qytetin Schneeberg (në Sachsen), ka pasur një përleshje mes refugjatëve.
Për gjatë shpërndarjes së ushqimit, rreth 30 azilkërkues nga Shqipëria dhe Siria janë përleshur mes tyre, raporton shortnews.de.

Për të qetësuar situatën u deshtën të ndërhynë mbi 30 policë gjermanë. Ndërkohë si pasojë e kësaj ngjarje forcat policore arrestuan tre meshkuj shqiptarë, transmeton “albinfo.ch”.

Kjo nuk është hera e parë që mediat gjermane raportojnë për përleshje të shqiptarëve me komunitete tjera në kampe refugjatësh në Gjermani.

Shpërndaje në rrjete sociale