Dy persona janë therur më thikë, pas një përleshje mes dy grupeve te Qafa në afërsi të një lokali në Prishtinë.
Siç mëson arbresh.info, njëri person është i therur në dorë, ndërsa tjetri në shpinë dhe janë dërguar në QKUK për trajtim, mirëpo ende nuk dihet asgjë për gjendjen shëndetësore të tyre.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia e Kosovës, të cilët bëjnë ekzaminimin e vendit, ndërsa nuk ka të arrestuar.
Arbresh.info ka kërkuar të marr më shumë info nga Policia e Kosovës, mirëpo ata kanë deklaruar se ende nuk kanë asgjë zyrtare nga ky rast.
“Nuk kam ende asgjë zyrtare lidhur me këtë rast”, tha shkurt zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. /arbresh.info/
Arbresh.info sjell pamje nga vendi i ngjarjes:


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...