Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të rëndë trupor si pasojë e një përleshjeje fizike që ka ndodhur në Prishtinë.
“Sipas raportimeve, tre persona – një shtetas i Kosovës dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut – janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.
Si pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Rrethi Flamurit, Prishtinë 23.07.2025-17:46. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj, një kosovar dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, njeri prej tyre pëson lëndime trupore dhe dërgohet për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuht në raport./Arbresh.info
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...