Në Gjilan u organizua akademi kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së. Përfaqësues institucionalë, bashkëluftëtarë dhe familjarë e cilësojnë përjetësisht të paharruar sakrificën e të rënëve në Luginën e Preshevës për të drejta nacionale të shqiptarëve atje.
Heronjtë dhe dëshmorët kanë vetëm ditëlindje. Gjaku i tyre është gurë themel i lirisë ndërsa gjithë të rënët e UÇPMB-së janë vlerë e pakontestuar e trungut kombëtar. Ata sakrifikuan jetën e tyre për lirinë, për dinjitetin, për të drejtat e popullit në luginën e Preshevës tha Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit.
“26 Shkurti është datë e rëndësishme e historisë tonë, është data kur ne kujtojmë dëshmorët e luftës çlirimtare, luftës që bëhej për drejtësi e barazi nga ushtarët e U ÇPMB”, tha Hyseni.
Fryma patriotike homogjene nuk ka munguar në asnjërën nga luftërat çlirimtare në troje nga shqiptarët e as në Luginë të Preshevës, tha Ahmet Isufi.
Ideali i lirisë së Kombit tonë nuk është ndalë me breza kanë vazhduar që ta bëjnë luftën herë të hapur luftë të armatosur e herë e herë në ngritje patriotike, çlirimtare, tha Ahmet Isufi, ish-komandant i UÇK-së.
Lufta e UÇPMB-së ishte domosdoshmëri e kohës pasi që pas qershorit të ’99-ës gjithë ato forca paramilitare kriminale ushtarake policore ishin pozicionuar në Kosovën Lindore.
Dokumentarë për historinë e lavdishme dhe e krenarisë, mirënjohje për të rënët dhe përfaqësues të institucioneve si dhe ngritja e lapidarëve për dëshmorët janë kujtesë e pa shlyer për gjithë ata të cilët bëhen ikonë për liri të atdheut u tha me këtë rast./rtk/
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...