Sot bëhen 16 vjet nga rënia e 28 dëshmorëve dhe 32 martirëve në fshatin Rakoc të Kaqanikut.
Pikërisht më 9 prill të vitit 1999, që nga orët e para të mëngjesit, Kacafiku u rrethua nga forca të mëdha ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, të përcjella me një arsenal të paparë armatimi të rëndë.
Atë ditë granatohej nga çdo anë, por luftëtarët me një heroizëm dhe vetëmohim, duke luftuar për jetë a vdekje, arritën të bëjnë një rezistencë në mbrojtjen e vendit dhe popullsisë civile, e cila ishte e vendosur në malet e Runjevës,
Në Betejën e 9 Prillit, në “Lagje të Re” në Rakoc ranë dëshmorët: Izahir Troni, Mynyr Thaçi, Remzi Zharku, Blerim Raka, Habit Dullovi, Raif Krivanjeva, Fatmir Horuni, Sylejman Kuka dhe Burim Rexha, ndërsa në Betejën e “Rakocit” ranë heroikisht dëshmorët: Fadil Çaka, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Luminije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Abdurrahim Shehu, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Kjani Bela, Shefket Fera, Nexhmi Fera, Adem Rakoci, Nevzat Çallaku, Mukadeze Muhaxheri-Lika dhe Kadri Trena.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari