Kandidati për kryetar të LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryetari i ri i LDK’së nuk do të shkojë turr e vrap e vrap në takim me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.
Kjo për shkak se këta të fundit i dërguan letër LDK’së dhe partive të tjera që me datën 15 mars të takohen për të diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Takimi i tillë vjen një ditë pas zgjedhjes së kryetarit të ri të LDK’së, kuvend i cili do të organizohet me 14 mars.
“Nuk e kam parë letrën, nuk e di çka përmban letra, aq sa pashë ishin tituj mediatik. Me aq sa kuptova ajo ishte me 15 mars, që i bie që të nesërmen turr e vrap kryetari i LDK’së në takim me Vjosën e Albinin… nuk do të ndodhë një gjë e tillë”, është shprehur Abdixhiku.
“Kryetari i ri i LDK’së do duhej që të nesërmen të shkojë në zyrën e vetë, të marrë detyrën e tij. Të marrë konsultime për formimin e organeve të LDK’së, që është kryesia”, ka thënë Abdixhiku në Klan.
Tutje, Abdixhiku tha se s’është nguti, thjesht e pamundur sepse organet e LDK’së ende janë të pakrijuara me 15 mas.
“S’është nguti, është e pamundur sepse organet e LDK’së nuk janë të gjegjshme me 15 mars”, shtoi Abdixhiku.
Albin Kurti ju dërgon letër të gjitha partive politike për të diskutuar për çështjen e Presidentit
Abdixhiku: Para kandidimit u takuam me Hazirin e Qunin, u morëm vesh për një gjë
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...