Para më shumë se gjysmë ore, ka përfunduar takimi në mes përfaqësuesve të subjekteve politike në Kosovë, raporton KosovaPress.
Përfaqësues të PDK-së, LDK-së, VV-së, AAK-së dhe Nismës Për Kosovën, janë mbledhur sonte në një tryezë, ku temë e bisedimeve ishte çështja e demarkimit të vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi, dhe tentimi për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje e cila ka bllokuar vendin.
Nënkryetari i PDK-së, Elmi Reçica tha për KosovaPress-in se gjatë këtij takimi ka parë një përparim, megjithatë nuk ka dashur të japë detaje të tjera, duke thënë se vetëm iniciatori i takimit Naim Rashiti është i autorizuar të flas për këtë takim.
Sipas Reçicës, janë liderët e partive politike të cilët do të vendosin se çka do të veprohet tutje.
“I autorizuar është vetëm iniciatori se kështu jemi dakorduar. Ka një përparim por ju e dini se liderët janë ata që vendosin”, tha Reçica.
Ky takim është mbajtur në praninë e përfaqësuesve të ambasadave të huaja në Kosovë si ata amerikanë e britanikë.
Takimi është realizuar me iniciativën e Naim Rashitit nga Grupi Ballkanik, i cili ishte i vetmi që u prononcua për media pas takimit. Ndonëse ky takim nuk u zhvillua në nivel liderësh, pjesë e tij ishin nga PDK-ja Xhavit Haliti e Elmi Reçica, nga LDK-ja Arban Abrashi e Faton Avdullahu, nga VV-ja Aida Dërguti e Driton Çaushi, nga AAK-ja Muharrem Nitaj e Ardian Gjini, si dhe nga Nisma për Kosovën Jakup Krasniqi e Bilall Sherifi
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...