Ka përfunduar takimi, i cili ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, mes të dërguarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesve të partive opozitare të Kosovës.
Pas takimit, asnjë nga përfaqësuesit e partive opozitare nuk ka folur për media dhe as emisari amerikan Esocbar.
Ky takim vjen dy ditë para takimit në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku pritet të diskutohet për planin e zbatimit të marrëveshjes së propozimit evropian.
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Ohër, ka thënë se “nuk planifikon të nënshkruajë asgjë”.
Vuçiq në një adresim publik, tha se Beogradi “ende nuk ka marrë një draft se çfarë dëshiron Bashkimi Evropian” në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Gjatë vizitës në Kosovë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, kishte thënë se propozimet e Kosovës për planin e zbatimit i kishin plotësuar pritshmëritë e BE-së./Telegrafi/
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë